Ati i Shenjtë del pas 10 ditësh nga spitali

[embedded content][embedded content]

13:00 16/06/2023

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale abdominale

Papa Françesku la këtë të Premte, spitalin Xhemeli të Romës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e barkut.

Me një karrige me rrota, Ati i Shenjtë la spitalin ku qëndroi i shtruar për 10 ditë. Me të qeshur u tha sërish gazetarëve që e prisnin tek dera se ishte ende gjallë.

Kirurgu që e operoi Sexho Alfieri u tha gazetarëve se Papa duhet të qëndrojë në qetësi për 2 ditët në vazhdim, por nga spitali doli më i fortë se më parë dhe është në gjendje të bëjë të gjitha udhëtimet e parashikuara në axhendë.

Kohët e fundit, kreu i Kishës Katolike është paraqitur shpesh në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Në fund të Marsit, ai shtrua për disa ditë në spitalin Xhemeli ku u kurua për një infeksion në rrugët e frymëmarrjes.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts