ATLETIKË/ Luiza Gega dominuese absolute në Kampionatin Ballkanik, medalje ari në 3000 m/p

atletike luiza gega dominuese absolute ne kampionatin ballkanik medalje ari ne 3000 m p






























Tjetër garë dhe tjetër rezultat i madh për Luiza Gegën, e cila vijon të shkruajë historinë e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

13e46fb6-351f-4d70-88ac-7022f3ffeedb

Gega ka fituar medalje ari në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Izmir të Turqisë, falë një paraqitjeje të shkëlqyer në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Kampionia Kuqezi zhvilloi një garë dominuese, duke konfirmuar prej vitesh që mbetet e pakonkurrueshme në rajon. Ajo regjistroi kohën 9:26.40, duke merituar vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.

Një rezultat fantastik nga atletja shqiptare, e cila nesër do të kërkojë medaljen e arit edhe në garën e 5000 metrave. Kujtojmë që Gega është gjithashtu e kualifikuar me normë edhe për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts