“Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike, ka censurë”- Presidenti Meta takon Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE: Duhet të punojmë bashkë për…








ilirmeta

Presidenti Ilir Meta ka theksuar rëndësinë e lirisë së medias si një prej kushteve të panegociueshme për një shtet demokratik.

Kreu i shtetit ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE-së, Teresa Ribeiro.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se në një vend ku nuk funksionojnë institucionet demokratike, do të ketë gjithmonë censurë.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të takohesha me Përfaqësuesen e Lirisë së Medias të OSBE, Znj.Teresa Ribeiro. Theksova se media e lirë është një nga shtyllat parësore të demokracisë. Aty ku nuk funksionojnë institucionet demokratike dhe nuk respektohen të drejtat themelore, aty gjen gjithnjë e më shumë censurë dhe autocensurë mediatike.

Me këtë rast, falenderova Znj.Ribeiro për kontributin, që OSBE dhe Zyra e saj, kanë dhënë në mbështetje të medias së lirë dhe të pavarur, si dhe përpjekjen e tyre për të prapësuar nismat, që synojnë kufizimin apo kapjen e hapësirës mediatike në Shqipëri. Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi, që në asnjë rrethanë, jeta, karriera dhe kushtet e punës së gazetarëve profesionistë të mos cenohen prej askujt me pushtet politik apo ekonomik.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *