Australi, Melburni drejt heqjes së bllokimit nga COVID-19 në fund të tetorit, ja objektivi

Qyteti australian i Melburnit do të dalë nga bllokimi i vendosur në fund të tetorit për të luftuar COVID-19, nëse arrihet objektivi i 70 për qind të popullsisë së rritur të vaksinuar, sipas një “harte” të botuar sot.

Rreth pesë milionë banorë të Melburnit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi që nga 5 gushti.

Ky është bllokimi i gjashtë që nga fillimi i pandemisë.

“Urdhri i bllokimit do të hiqet kur 70 për qind e personave mbi 16 vjeç të jenë plotësisht të imunizuar, një objektiv që pritet të arrihet rreth 26 tetorit”, njoftuan autoritetet e shtetit të Victoria-s, që përfshin Melburnin.

“Bllokimi do të përfundojë, por një sërë kufizimesh do të mbeten ende në fuqi”, tha Dan Andrews, kryeministër i shtetit të Victoria-s.

Restorantet dhe baret do të lejohen të rihapen, por vetëm me një maksimum prej 50 personash të vaksinuar plotësisht, të ulur jashtë, ndërsa ndalimi i vizitave në shtëpi do të mbetet në fuqi.

Sapo shkalla e vaksinimit të arrijë 80 për qind, që është planifikuar rreth 5 nëntorit, banorët e vaksinuar plotësisht të Melburnit do të kenë më shumë liri, përfshirë heqjen e maskave ​​jashtë, pritjen e deri në 10 vizitorëve në shtëpi dhe të punuarit në prani në zyra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *