Australi/ Pitoni 3 metra i gjatë pickon dhe mbërthen 5-vjeçarin në pishinë

australi pitoni 3 metra i gjate pickon dhe mberthen 5 vjecarin ne pishine
australi pitoni 3 metra i gjate pickon dhe mberthen 5 vjecarin ne pishine

09:58 25/11/2022

Një 5-vjeçar në Australi ka mbijetuar pasi është pickuar, mbërthyer dhe tërhequr zvarrë në një pishinë nga një piton rreth 3 herë më i madh se ai. 5-vjeçari Beau Blake po shijonte notin në shtëpi kur zvarraniku 3 metra i gjatë e sulmoi.

Në momentin që pitoni kishte mbërthyer të miturin, gjyshi i tij ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas i ka nxjerrë nga pishina. Ka qenë më pas babai i djalit që ka liruar të birin nga pitoni.

Fatmirërisht, i mituri Beau është në gjendje të mirë shpirtërore dhe ka shpëtuar vetëm me lëndime të lehta.

“Njëherë ne pastruam gjakun dhe i thamë se ai nuk do të vdiste sepse nuk ishte një gjarpër helmues, ai në të vërtetë ishte i tillë. Beau sapo po notonte rreth skajit të pishinës dhe besoj se pitoni ishte ulur atje duke pritur që të vinte një viktimë dhe Beau ishte ai”, tha babai i tij Ben për mediat e huaja./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts