
10:27 01/11/2021
Për herë të parë që prej nisjes së pandemisë miliona australianë u bashkuan me familjarët
Australia ka hequr kufizimet për udhëtime ndërkombëtare, për herë të parë që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, duke u dhënë kështu mundësinë qytetarëve të vaksinuar të udhëtojnë lirshëm dhe të ribashkohen me familjet .
Pas më shumë se 18 muajve milona australianë tani janë të lirë për të udhëtuar pa leje dhe pa patur nevojë që t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes në Australi. Pasagjerët e ardhur nga Singapori dhe Los Angelos , kanë mbërritur në aeroportin e Sidneit të mirëpritur nga familjarë, miq dhe të afërm që nuk i kanë parë për disa muaj.
“Pak e frikshme dhe emocionuese, kam ardhur në shtëpi për të parë nënën time, sepse ajo nuk është mirë”, tha Ethan Carter i cili ka udhëtuar nga Los Angeles. Rregullat e rrepta të udhëtimit ndaluan shumë australianë të takonin familjen dhe miqtë dhe të merrnin pjesë në organizime të ndryshme .
Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melburnin për disa muaj, numri i të të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i ulët sesa i vendeve të tjera.
Udhëtarët e pavaksinuar do të përballen ende me kufizime karantine dhe të gjithë ata do të kenë nevojë për një test negativ për COVID-19 përpara se të hipin në avion.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al