Australia raporton viktimën e parë nga Covid-19 për 2021

Australia është një nga vendet që ka arritur ta menaxhojë shumë mirë pandeminë e Covid-19, por ajo raportoi viktimën e parë nga koronavirusi për këtë vit. Gjithashtu dhe numrin më të lartë të rasteve të reja për vitin 2021, 77 të tillë në Uellsin e Ri Jugor, që po përballet me një valë të re përhapjeje të nxitur nga varianti Delta.

Autoritetet paralajmërojnë se shifrat pritet të rriten ndjeshëm në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej, që aktualisht ndodhet në një izolim të ashpër.

Masat kufizuese pritet të mbesin në fuqi për shumë kohë nga sa ishte parashikuar, duke marrë shkas nga kjo përhapje.

Australia raporton 52 persona të shtruar në spitale, 15 pacientë janë në terapi intensive, ku 5 prej tyre kanë nevojë për ventilator. Viktima e parë e këtij shteti, që prej dhjetorit të kaluar, ishte një e moshuar 90-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *