
Australia ka raportuar tetë vdekje të tjera të lidhura me virusin, si dhe një numër rekord të rasteve të përditshme me Covid-19, ose 3.837 infeksione të reja.
Më parë, numri më i lartë ditor i rasteve ditore në Australi u regjistrua më 14 tetor, kur u zbuluan 2.744 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid në këtë vend që nga fillimi i pandemisë është 242.806, ndërsa si pasojë e infeksionit kanë vdekur 2.134 persona.
Aktualisht janë të shtruar në spital 672 persona, 106 prej të cilëve në terapi intensive.
Australia, është një nga vendet që ka aplikuar masa shtrënguese serioze në periudha të ndryshme gjatë pandemisë, megjithatë në ditët e fundit po njeh rritje të vazhdueshme të infektimeve.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al