
09:39 07/03/2022
Kryeministri australian Scott Morrison i bëri thirrje Kinës që të ndërhyjë duke dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Deri më tani Kina ka pasur një përgjigje të vakët, duke bërë thirrje për zgjidhjen e krizës nëpërmjet negociatave, por duke refuzuar që ta quajë sulmin “pushtim”.
“Prej kohësh Kina deklaron se ka një rol si një prej fuqive në të mëdha në botë dhe se është kontribuuese e paqes dhe stabilitetit global. Asnjë vend nuk do të kishte impakt më të madh për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë, sesa Kina”, tha Morrison
Vetë Australia ka pasur shpesh përplasje me partnerin e saj më të madh të eksporteve për një gamë të gjerë çështjes.
“Po prisja për zërin e qeverisë kineze që do të dënonte veprimet e Rusisë, por në këmbim mora një heshtje rrëqethëse”, shtoi kryeministri australian./tvklan.al