Australia vajton vdekjen e pesë fëmijëve

08:52 17/12/2021

Australia është në zi pas tragjedisë të së enjtes ku pesë fëmijë vdiqën në një aksident me balonë. Balona, e cila kishte trajtën e një kështjelle ku fëmijët hidheshin, u fluturua drejt qiellit për shkak të erës së fortë, gjë që shkaktoi rënien e fëmijëve nga një lartësi 10 metër.

Policia ka identifikuar pesë viktimat, ku njëri prej tyre ishte 11 vjeç dhe katër të tjerët nga 12. Tre fëmijë janë ende në gjendje kritike, ndërsa një tjetër ka dalë nga spitali.

Autoritetet kanë deklaruar se familjarët  e viktimave nuk duan të flasin publikisht, po të afërmit e tyre iu kanë kushtuar homazhe në rrjetet sociale.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta pasi nuk dihet si mund të ketë ndodhur diçka e tillë në një ditë të ngrohtë e me diell. Sipas byrosë së motit, era ka fryrë me shpejtësi mesatare. Pista kryesore deri më tani është se balona nuk ka qenë e lidhur në tokë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.