Australia vendos sanksione kundër 14 kompanive dhe organizatave ruse

australia vendos sanksione kunder 14 kompanive dhe organizatave ruse
australia vendos sanksione kunder 14 kompanive dhe organizatave ruse

Qeveria e Australisë ka vendosur sanksione ekonomike kundër 14 kompanive dhe organizata ruse për situatën në Ukrainë.

Agjencia ruse lajmeve shkruan se nën sanksionet e Australisë janë kompanitë e karburantit dhe energjisë Gazprom, Gazprom Neft dhe Transneft, prodhuesi i kamionëve Kamaz, kompania e minierave të diamanteve Alrosa, kompania Holding Ruselectronics, Rostelecom, kompania hidroelektrike RusHydro, United Shipbuilding Corporation (USC), Sevmash (inkorporuar në USC), operatori i anijeve Sovomflot, Porti Detar Tregtar Novorossiysk, kompania e sigurimeve Sogaz dhe zyra e rezervimit të udhëtimeve hekurudhore të kompanisë kombëtare të udhëtimit Visit Russia.

Kujtojmë se deri më sot Australia ka vendosur sanksione kundër më shumë se 500 qytetarëve ruse dhe bjellorusë duke përfshirë presidentët Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts