Australianët pas 19 muajve sërish mund të udhëtojnë jashtë vendit

Australia ka konfirmuar se nga e hëna do të heq ndalesën e cila i pengoi qytetarët e saj të udhëtojnë jashtë vendit pa leje të posaçme.

Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt tha se nga 1 nëntori nuk do të nevojitet leje e veçantë për t’u larguar nga vendi, me kusht që qytetarët të jenë plotësisht të vaksinuar.

“Qytetarët australianë dhe ata me leje qëndrimi të përhershëm, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit do të duhet të japin dëshmi se janë vaksinuar me dozën e dytë të marrë të paktën shtatë ditë para udhëtimit. Këto ndryshime do të lehtësojnë udhëtimin e fëmijëve nën 12-vjeç”, tha Hunt.

Megjithatë, njerëzit e pavaksinuar do të kenë ende nevojë për një leje qeveritare përpara se të udhëtojnë ndërkombëtarisht.

Kryeministri australian Scott Morrison njoftoi në fillim të këtij muaji rihapjen e kufijve ndërkombëtarë për qytetarët e vaksinuar plotësisht.

Australianët kaluan 19 muaj nën një nga rregullat më të rrepta të udhëtimit në botë, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *