Austri, karantina e të pavaksinuarve po jep efekte

15:43 16/11/2021

Masa shqyrtohet edhe nga Gjermania e Franca

Karantina vetëm për të pavaksinuarit po jep rezultate në shtimin e përqindjeve të vaksinimit në Austri. Zyrtarët e qeverisë thanë se që pas hyrjes në fuqi të kësaj mase të hënën, në qendrat e vaksinimit ka pasur dyndje të personave që duan të imunizohen ndaj Covid-19.

Megjithatë, duhen dy doza për t’u çliruar nga kufizimet që lejojnë daljen nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë apo për qëllime esenciale. Për ata që kanë marrë vetëm dozën e parë, rregulli parashikon që policëve që i kontrollojnë në rrugë, duhet t’u paraqesin e rezultatin negativ të testit PCR kryer gjatë 72 orëve të fundit.

Mundësia e rikthimit të karantinës, vetëm për të pavaksinuarit po shqyrtohet edhe nga autoritetet gjermane, ku incidenca javore ka arritur nivelet më të larta për gjithë periudhën e pandemisë. E njëjta masë po diskutohet edhe në Francë.

Ndërsa Belgjika do të ashpërsojë masat duke nisur nga e Mërkura, duke rikthyer detyrimin e maskave në ambiente të brendshme, punën nga shtëpia për rastet kur është e mundur dhe mbylljen e diskotekave dhe ambienteve të brendshme sportive.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com