Austria drejt kolapsit shëndetësor nga Covid-19/ Regjistrohet numri më i lartë i viktimave pas 1 viti pandemi, pranimet në spitale arrijnë kulmin

Austria ka regjistruar kulmin vjetor të pranimeve në kujdesin intensiv për Covid. Aktualisht janë të zënë 670 shtretër një numër ky më i lartë në vitin 2021.

Në 24 orët e fundit vdekjet në vend kanë qenë 77, duhet kthyer njëmbëdhjetë muaj pas për të gjetur një vlerë të ngjashme. Rastet e reja janë në vend kapen shifren 4,233.

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në Austri të shtunën (4 dhjetor) për fundjavën e tretë radhazi për të protestuar kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe masave të tjera të virusit.

Në Vjenë, policia numëroi 40,000 protestues. Autoritetet thanë se disa persona u arrestuan për “çrregullim të rendit publik”.

Bllokimi i Austrisë do të vazhdojë deri më 11 dhjetor mes shenjave se masat po ndihmojnë në uljen e një niveli të lartë të infektimit me koronavirus. Të pavaksinuarit, megjithatë, do të mbeten të mbyllur pas asaj date, tha qeveria. Dyqanet thelbësore që u lejuan të hapen deri në orën 21:00, megjithatë, duhet të mbyllen deri në orën 19:00 që nga e enjtja (2 dhjetor)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *