Austria “fut në karantinë” të pavaksinuarit

16:09 08/11/2021

Nuk u lejohet me hyrja në ambientet publike

Nga kjo e Hënë, të pavaksinuarit në Austri do të privohen nga shumë shërbime dhe nga hyrjet në ambiente publike si kafenetë, baret, restorantet apo floktoret. Qeveria vendosi kthimin e kufizimeve të pandemisë, vetëm për këtë kategori, të cilët tashmë shihen si shkaktarët e valës së re që javën e kaluar theu rekordin për gjithë periudhën e pandemisë me gati 9 900 raste ditore.

Ditët e fundit ka patur dyndje të qytetarëve në qendrat e vaksinimit, për t’u imunizuar e për t’u shpëtuar kufizimeve. Austria renditet mes vendeve të unionit ku skepticizmi ndaj vaksinave është i ndjeshëm. Deri më tani mbi 66% e popullsisë janë vaksinuar. Për të shtuar përqindjet, në Vjenë, autoritetet kanë ulur deri tek 5-vjeçarët moshën e lejuar për vaksinim, pa pritur rekomandimin e Autoritetit Europian të Barnave.

Në të njëjtat kuota vaksinimi i popullsisë edhe në Zvicër, ku qeveria shpalli nga kjo e Hënë, javën e hapur të vaksinimit për të nxitur rritjen e kuotave. Ndërsa në Itali, nga kjo e Hënë, vendoset në karantinë çdo klasë që ka minimalisht tre nxënës të infektuar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *