Austria në izolim kombëtar/ Mijëra qytetarë në protestë kundër mbylljes dhe vaksinimit të detyruar: Jo ndarjes së shoqërisë

Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Vjenës, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen dhe vaksinimin e detyrueshëm, si masa parandaluese kundër COVID-19..

Mediat e huaja shkruajnë se protesta u organizua nga partia e ekstremit të djathtë FPO.

Qytetarët u mblodhën në  zemër të kryeqytetit të shoqëruar me parulla dhe brohoritje “kundër diktaturës së koronavirusit”, “Jo ndarjes së shoqërisë”, shkruhej në disa nga pankartat.

Një mësuese e cila i ishte bashkuar protestës deklaroi se nuk është e drejtë që qytetarëve t’i privohen të drejtat.

Kujtojmë se ditën e djeshme kancelari Alexandër Salenberg njoftoi vendosjen e një bllokimi të ri deri më 13 dhjetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *