Austria në ndihmë të Republikës Çeke për frenimin e COVID-19

Kancelari austriak, Sebastian Kurz njoftoi se qeveria e tij është ofruar t’i dërgojë Republikës Çeke 30 000 doza vaksine antiCOVID-19, në një përpjekje për të ndihmuar në frenimin e një numri në rritje të infeksioneve atje.

“Edhe pse Republika Çeke aktualisht po lufton në mes të një prej shpërthimeve më të këqija të COVID-19 në kontinent, BE nuk ka bërë sa duhet për t’i ofruar këtij vendi doza shtesë vaksinash”, tha Kurz.

“Nëse ka shumë pak përparim të vaksinimit në disa vende, atëherë rezultati është i keq për të gjithë, sepse ne vetëm së bashku mund ta mposhtim pandeminë”, shtoi ai.

Të enjten, 27 vendet anëtare të BE-së nuk arritën të bien dakord për rishpërndarjen e dozave shtesë të vaksinave antiCOVID-19, pasi disa anëtarë, Republika Çeke mes tyre, pretenduan se u trajtuan padrejtësisht dhe nuk u ndihmuan sa duhet.

Në parim, shtetet e Bllokut kishin rënë dakord muaj më parë për dërgesa proporcionale dhe të njëkohshme, të bazuara në popullsi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *