Austria prezanton masat kufizuese për të pavaksinuarit

08:48 15/11/2021

Austria ka vendosur masa të reja për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar. Ky vendim vjen në një kohë kur ditët e fundit po shihet një rritje e rasteve të reja.

Mësohet se rreth 2 milionë persona do të jenë të prekur nga këto masa të reja shtrënguese, pasi nuk janë të vaksinuar plotësisht kundër Covid. Personat e pavaksinuar do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të kufizuara, si puna ose blerja e ushqimit.

Kufizimet e reja do të jenë në fuqi nga sot dhe autoritetet kanë bërë thirrje për respektimin e tyre, pasi në spitalet e vendit po rritet numri i pacientëve.

Masat e reja shtrënguese për personat që nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës do të zgjasin fillimisht 10 ditë. Fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe personat që janë shëruar së fundmi nga virusi nuk do të preken nga këto masa.

Por nga qytetarët këto masa nuk janë pritur pasi në fundjavë kanë protestuar jashtë zyrës së qeverisë në Vjenë me pankarta ku shkruanin: Trupat tanë, liria jonë për të vendosur./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.