Autobomba vret 30 persona në Afganistan

Nxënësit e shkollave të mesme janë mes 30 personave të vrarë në një bombë me makinë në Afganistan, thanë zyrtarët lokalë.

Bomba shpërtheu vonë të premten afër një bujtine ku studentët thuhet se po qëndronin në Pul-e-Alam, kryeqyteti i provincës lindore Logar.

Dhjetëra njerëz u lënduan, ndërsa dëshmitarët përshkruan çatitë që shembeshin dhe viktimat që ishin bllokuar nën mbeturina, shkruajnë mediat e huaja.

Shpërthimi ka ndodhur, në kohën që njerëzit prisnin agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit, kurse asnjë grup nuk ka pranuar se qëndron pas shpërthimit.

Afganistani ka parë një rritje të dhunës që kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin deri më 11 shtator.

(Balkanweb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *