Autobusi bie nga 200 metra lartësi, 24 të vdekur në Ande

autobusi bie nga 200 metra lartesi 24 te vdekur ne ande

autobusi bie nga 200 metra lartesi 24 te vdekur ne ande

20:20 18/09/2023

Të paktën 24 persona humbën jetën ndërsa 21 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident me autobus në Peru. Sipas asaj që shkruan BBC, autobusi po udhëtonte gjatë natës në malet e Andeve, mes qyteteve Huancayo dhe Huanta kur ra nga rreth 200 metra lartësi, duke përfunduar në luginë.

Aksidentet e këtij lloji janë të zakonshme në Peru, sidomos gjatë natës, në autostrada që kalojnë në male. Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 3,300 persona llogariten të kenë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në këtë vend në 2022.

Sa i takon aksidentit në fjalë, për momentin shkaqet mbeten të paqarta. Megjithatë, kryebashkiaku i një qyteze që ndodhet pranë zonës ku ndodhi ngjarja tha se autostrada në fjalë nuk është rikontruktuar qëkur u dëmtua nga rrëshqitja e dherave një muaj më parë.

Banorët e zonët ishin të parët që mbërritën në vendin e ngjarjes dhe gjetën disa prej pasagjerëve të gjallë brenda në mjet. Ata thanë se mjeti ishte ndalur në disa shkurre dhe fatmirësisht degët parandaluan që autobusi të përfundonte në rrjedhën e lumit që kalonte pranë./tvklan.al

autobusi bie nga 200 metra lartesi 24 te vdekur ne ande

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts