Autobusi me 12 persona bie në një plazh

22:12 22/07/2021

Shoferi i një autobusi humbi jetën pasi mjeti që drejtonte doli nga rruga dhe ra nga rreth 6 metra lartës. Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin italian të Capri-t. Autobusi përfundoi në një plazh tejet të populluar ku pushuesit po bënin banjë dielli. Mediat italiane shkruajnë se disa prej pushuesve, të frikësuar nga zhurma e madhe u zhytën në det për të gjetur strehë.

Autoritetet italiane thanë se shoferi humbi jetën pak kohë pas aksidentit për shkak të një ataku në zemër. Mbetet e paqartë nëse ai pësoi atak në zemër para aksidentin apo pas. Në autobus ndodheshin 12 persona, bashkë me shoferin, në momentin që u rrëzua.

ANSA shkruan se në total të plagosur nga kjo ngjarje mbetën 28 persona, të cilët u dërguan në spital. Pjesa më e madhe e të lënduarve, mes tyre turistë nga Franca dhe Libia, mbetën të plagosur lehtë. Ata nuk ishin në autobus, por u lënduan nga mbetjet e shkaktuara nga rënia e mjetit. 4 prej të plagosurve, përfshirë një djalë i vogël, u dërguan me helikopter drejt spitalit të Napolit.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende. Autoritetet kanë nisur hetimet./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *