Autobusi me 50 pasagjerë përplaset me kamionin, raportohet për disa viktima në Turqi

08:25 06/08/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manisa të Turqisë këtë të premte. Një autobus i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me një kamion.

Për pasojë 6 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur. Autobusi ka qenë duke udhëtuar në autostradën Stamboll-Izmir dhe e ka goditur kamionin ndërkohë që ky i fundit po qëndronte në korsinë e djathtë.

Viktimat ndërruan jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. 37 të plagosurit janë dërguar në spital.

Në momentin e ngjarjes në autobus ndodheshin 50 persona, 3 prej të cilëve ishin punonjës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *