Autobusi me pelegrinë serbë lejohet të hyjë në Kosovë, por kthehet mbrapsht pasi mbërrin në Mitrovicë, zbulohet arsyeja

Një autobusë me 40 pelegrinë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë, rreth orëve të mesditës, nga kufiri i Jarinjës, por pasi kanë arritur deri në qytetin e Mitrovicës, janë kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, Policia e Kosovës i ka kthyer mbrapsht, pasi fillimisht është menduar se destinacion kanë vetëm Mitrovicën, por më pas është kuptuar se në agjendën e tyre kishin për destinacion Prizrenin, Mushtishtin, Deçanin, etj.

“Një autobus me rreth 40 pelegrinë janë lejuar të hynë në Kosovë rreth mesditës nga kufiri i Jarinjes… Më pastaj kur kanë arritur në Mitrovicë, policia i ka kthyer sërish mbrapsht, sepse kanë menduar që ata kanë destinacion vetëm Mitrovicën. Ndërkohë, që në agjendën e tyre paska qenë Prizreni, Mushtishti, Deçani”, kanë bërë të ditura burimet e Telegrafit.

Ndryshe, një javë më parë dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *