Autokritika e Hysajt: Një nga ndeshjet më negative të miat. Ndoshta duke dashur të jap më shumë…









Elseid Hysaj pa pranuar se ndeshja ndaj Izraelit ka qenë ndër më të dobëtat e tij me fanellën kuqezi. Duke folur për “SuperSport” ai theksoi se ishte momenti që ai të analizonte vetë lojën me ekipin kombëtar.

bandicam 2022-09-24 23-00-09-548

“Humbja erdhi nga gabime individuale siç e bëra unë dhe të tjerë, gjithmonë i bëjmë këto që i bëjmë gabimet në momente të rëndësishme. Këto gabime individuale po na penalizojnë te loja që bëjmë. Për rreshtimin, e kishim bërë me plan që po të mos ishte me katër do ktheheshim me 5 direkt. E filluam mirë, e shikuam që po na vinin në vështirësi dhe u kthyem me 5. Nuk besoj se ishte ai problemi, por ishin gabimet individuale se mund të fitonim ndeshjen.

Normalisht një lojtar si unë duhet të japë më shumë. Por ndoshta duke dashur të bëj më shumë, jap më pak se sa duhet. Unë sot do të bëj një analizë se besoj se ishte një nga ndeshjet më negative për mua. Shpresoj që të analizoj veten mirë dhe të jem gati për ndeshjet e tjera”, tha analiza.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *