Autoritetet e Shangait lehtësojnë politikat e Covid-19

[embedded content][embedded content]

12:51 06/04/2022

Zemërimi tek publiku u rrit pasi masat e rrepta ndanë fëmijët nga prindërit e tyre 

Pas kritikave të shumta për politikën e Shangait për të ndarë fëmijët nga prindërit e tyre për të shmangur infektimet e Covid-19, duket se autoritet atje kanë hequr dorë nga masat e rrepta.

Bllokimi i qytetit më të populluar të Kinës, i cili filloi në disa pjesë të qytetit 10 ditë më parë ka ndërprerë thuajse të gjitha aktivitet e përditshme.

Kritika ka patur edhe për qendrat e karantinës të mbushura plot e përplot me njerëz e deri tek vështirësitë në blerjen e ushqimeve.

Por politika më e diskutueshme pa dyshim ka qenë ajo e ndarjes së fëmijëve me Covid-19 nga prindërit e tyre, e cila shkaktoi zemërim në të gjithë vendin. Përballë presionit të publikut, qeveria e Shangait do të lejojë prindërit të shoqërojnë fëmijët nëse ata gjithashtu infektohen. Por të vegjlit do të jenë ende të ndarë nga prindërit që nuk janë të infektuar me virusin.

Zyrtarët atje thanë se do të kryejnë një raund tjetër testimesh në mbarë qytetin. Kufizimi i lëvizjes së banorëve nëpër qytet do të vazhdojë derisa sa të dalin rezsultatet e testimeve.

Karantina ka filluar të japë efektet e para në ekonomi, veçanërisht tek bizneset e vogla. Nën presion të madh është edhe sektori i turizmit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.