Autoritetet e Ukrainës: 34 civilë u vranë në Kharkiv nga sulmet ruse në 24 orët e fundit

autoritetet e ukraines 34 civile u vrane ne kharkiv nga sulmet ruse ne 24 oret e fundit
autoritetet e ukraines 34 civile u vrane ne kharkiv nga sulmet ruse ne 24 oret e fundit

11:42 03/03/2022

Sulmet ruse në rajonin verilindor të Kharkiv të Ukrainës kanë vrarë 34 civilë, ndërkohë që janë plagosur 285 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, sipas shërbimeve të urgjencës.

“Armiku vazhdoi të godasë lagjet e banuara dhe vendbanimet e tëra me bombat e tij vdekjeprurëse, predha dhe granata me raketa. Disa dhjetëra zjarre u shkaktuan nga municionet që hynë në shtëpi dhe ndërtesa administrative”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës (SES) në një deklaratë.

SES ka renditur një sërë sulmesh që kanë ndodhur në rajon, me vende të shkatërruara duke përfshirë ndërtesa banimi dhe administrative si dhe biznese.

“Në mesnatë pati një sulm masiv ajror në qytetin paqësor të Izyum”, i cili zgjati dy orë dhe dëmtoi një ndërtesë banimi 5-katëshe. Përveç kësaj, një sulm masiv ajror preku zonën e banimit Saltivka. Në ndërtesat e larta të banimit, strukturat u dëmtuan”, u tha në deklaratën e SES./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts