Autoritetet gjermane ndaluan shitjen e fishekzjarrëve, qytetarët gjejnë zgjidhjen, i blejnë në Poloni

Shumë banorë të Gjermanisë, të cilëve nuk u lejohet të blejnë fishekzjarrë në vend para festimeve të Vitit të Ri, po shkojnë në turma përtej kufirit drejt dyqaneve polake.

Ndalimi i fishekzjarrëve u njoftua këtë muaj, për të dytin vit radhazi, në përpjekje për të parandaluar grumbullimet e mëdha gjatë pandemisë dhe për të lehtësuar barrën e spitaleve, të cilët rregullisht duhet të trajtojnë lëndime të rënda si djegie dhe gjymtyrë të plagosur si pasojë e aksidenteve piroteknike.

Në një dyqan të fabrikës së fishekzjarrëve në Slubice, Poloni Perëndimore, afër kufirit gjerman, njerëzit që kishin udhëtuar nga e gjithë Gjermania thanë se po pritnin në radhë deri në tri orë për të blerë fishekzjarrë, duke mbushur makinat dhe furgonët para festimeve.

Shumica e gjermanëve e mbështesin ndalimin e fishekzjarrëve. Sipas një sondazhi, 66 përqind të të anketuarve ishin në favor të vendimit, ndërsa 27 përqind thanë se ishte i gabuar.

Industria piroteknike ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime ligjore, duke e quajtur të padrejtë që klientët u lejuan të sillnin fishekzjarrë nga jashtë dhe duke argumentuar se lëndimet serioze ishin “praktikisht të pamundura” nëse produktet përdoreshin siç specifikohet në udhëzime.

Prodhuesit gjermanë të fishekzjarrëve fitojnë rreth 95 përqind të përfitimit vjetor prej rreth 200 milionë eurosh në tre ditët para fillimit të vitit, kur zakonisht lejohen të shiten fishekzjarrët.

Gjermania është tregu më i madh në Evropë, i barabartë me atë të SHBA-së, raporton The Guardian.

Ndërkohë, sasia e fishekzjarrëve të pashitur – rreth 30,000 tonë eksploziv – po rritet. Ato ruhen në rreth 30 vende të sigurisë së lartë në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.