Autoritetet italiane rivendosin kufizimet në Siçili

22:10 28/08/2021

Shtohen shtrimet në spital për shkak të Covid-19 në Itali

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka njoftuar se do të ndërmerren masa të reja anti-Covid në Sicili, ndërsa ka rritje të të shtruarve në spital.  

Sicilia do të kalojë në “zonën e verdhë” të Italisë, tha ministri Roberto Speranza, që do të thotë se njerëzit duhet të mbajnë maskë brenda dhe jashtë ambienteve dhe duhet të respektojnë distancimin social. Kjo është hera e parë në dy muaj që masat kundër COVID-19 rivendosen në nivel rajonal.

“Është konfirmuar se virusi nuk është mposhtur ende dhe se përparësia jonë është të vazhdojmë të investojmë në fushatën e vaksinimit,” tha Speranza.

Presidenti i rajonit u shpreh  se këto masa duhen të jenë një “kambanë alarmi”, veçanërisht për të pavaksinuarit.”Çfarë tjetër duhet të ndodhë që ata të binden?“, tha Nello Musumeci në një deklaratë.

Italia ka miratuar pasaportën shëndetësore e cila përmban të dhëna nëse një person është vaksinuar kundër Covid-19, ka rezultuar negativ kohët e fundit, ose është shëruar nga virusi. Pasaporta shëndetësore është e nevojshme për një sërë aktivitetesh.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *