Autoritetet japoneze paralajmërojnë qytetarët për tajfunet “Mirinae” dhe “Lupit”

Autoritetet në Japoni kanë lëshuar paralajmërime në lidhje me tajfunet “Mirinae” dhe “Lupit” që janë shfaqur në rajon.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha se tajfuni “Mirinae”, i cili po lëviz me një shpejtësi prej 108 kilometrash në Oqeanin Paqësor, do të prekë kryeqytetin Tokio.

JMA po ashtu deklaroi se tajfuni “Lupit”, i cili pritet të hyjë nga jugperëndimi i vendit, do të prekë gjithashtu provincat e rajonit Kyushu.

JMA i bëri thirrje publikut të jetë vigjilent kundër tajfuneve që do të prekin gjithë rajonin Kanto-Koshin dhe provincat në Kyushu, përfshirë Tokion, raportoi transmetuesi publik NHK.

Sipas agjencisë Kyodo, autoritetet lokale kanë marrë masat paraprake të nevojshme kundër reshjeve të tepërta, vërshimeve të lumenjve dhe rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga tajfunet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *