Autoritetet libiane zbulojnë dy varre të reja masive në Tarhuna

Autoritetet libiane kanë zbuluar dy varre të reja masive në qytetin Tarhuna, një ish-bastion i forcave të gjeneralit puçist Khalifa Haftar të vendosura në verilindje të kryeqytetit Tripoli.

Në një deklaratë gjatë fundjavës, Autoriteti i Përgjithshëm për Kërkimin dhe Identifikimin e Personave të Zhdukur tha se trupat do të zhvarrosen nga varret.

Sipas burimeve zyrtare libiane, forcat e Haftarit dhe milicitë e lidhura me to kryen krime lufte dhe akte gjenocidi midis prillit të vitit 2019 dhe qershorit të vitit 2020.

Që nga qershori i vitit të kaluar pas humbjes së forcave të Haftarit në zonat perëndimore të Libisë, qeveria libiane ka zbuluar rreth 300 trupa në varre masive në Tarhuna dhe në jug të Tripolit.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga përmbysja dhe vrasja e sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *