Autoritetet në kryeqytetin e Etiopisë fillojnë aksionin dy-ditor të regjistrimit të armëve

Autoritetet në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Abeba njoftuan të martën se kanë nisur një aksion dy-ditor për regjistrimin e armëve.

“Çdo banor i Adis Abebës, duke filluar nga sot, duhet të regjistrojnë armët që kanë në duar në një periudhë dyditore në stacionet më të afërta të policisë, pavarësisht nëse arma ka qenë e regjistruar në kohët e mëparshme apo jo”, tha shefi i qytetit të Adis Abeba për paqe dhe siguri.

“Të gjithë banorët duhet të organizohen në blloqe dhe lagje për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e zonës së tyre në koordinim me forcat e sigurisë”, citohet të ketë thënë Yadeta nga agjencia shtetërore e medias Ethiopia News.

Shefi i sigurisë në Addis Abeba njoftoi gjithashtu se do të kryhen kontrolle të papritura në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Etiopisë dhe paralajmëroi individët që të ndalojnë shpërndarjen e informacionit të rremë në platformat e mediave sociale.

“Do të merren masa të pakthyeshme ndaj subjekteve që punojnë për të krijuar boshllëqe dhe dyshime mes qeverisë dhe popullit”, tha Yadeta.

Masat e shtuara të sigurisë në kryeqytetin e Etiopisë vijnë mes raporteve për intensifikimin e përleshjeve midis forcave aleate të qeverisë federale dhe forcave aleate me Ushtrinë Çlirimtare Popullore Tigray (TPLF) në Etiopinë veriore.

TPLF dhe Forca Kombëtare e Mbrojtjes së Etiopisë, të mbështetur nga forcat aleate, janë përfshirë në një konflikt njëvjeçar që thuhet se ka lënë dhjetëra mijëra njerëz të vdekur, qindra mijëra të zhvendosur dhe miliona në nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

Dhoma e Përfaqësuesve të Popullit të Etiopisë, dhoma e ulët e parlamentit etiopian, e kishte cilësuar më parë TPLF si një organizatë terroriste.

Mes konfliktit të intensifikuar në pjesët veriore të vendit të Afrikës Lindore, kryeministri etiopian Abiy Ahmed të dielën u bëri thirrje të gjithë etiopianëve të aftë të marrin pjesë në luftimet e vazhdueshme kundër grupit rebel.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *