Autoritetet portugeze konfiskojnë një ngarkesë prej 5.2 ton kokainë në një anije me vela

Autoritetet portugeze thanë të hënën se kishin kapur një ngarkesë prej 5.2 ton lëndë narkotike kokainë në një anije me vela. Policia bëri të mundur arrestimin e dy shtetasve spanjollë dhe një peruan.

Shefi i policisë gjyqësore Luis Neves, tha se u gjetën 183 pako me drogë në një bazë detare jashtë Lisbonës,  dhe se ky ishte “transporti më i madh i lëndëve narkotike në Portugali në 15 vjet”.

“Kjo është një goditje e rëndë për ata që duan të përmbytin Evropën me kokainë,” u tha ai gazetarëve.

Hetuesit hipën në anije si pjesë e një operacioni të quajtur “Baticë e Bardhë”, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe me mbështetjen e SHBA dhe Britanisë.

Tre burrat e arrestuar dyshohen se i përkisnin një rrjeti të fuqishëm kriminal që kontrabandonin sasi të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.

Njëri është një trafikant i njohur tashmë për autoritetet dhe i nënshtrohet një urdhër -arresti që nga marsi, thanë autoritetet spanjolle në një deklaratë.

Bashkëpunimi midis dy vendeve “na lejon të dërgojmë një mesazh të qartë se nuk do të jetë e lehtë të kontrabandohet në Spanjë dhe Portugali”, tha shefi i policisë narkotike të Spanjës Antonio Martinez Duarte.

Në Belgjikë ndërkohë, prokurorët belg thanë se kishin shpërbërë një bandë të dyshuar se kishin kontrabanduar 15 ton kokainë , duke arrestuar 27 të dyshuar në bastisjet në të gjithë vendin.

Një i dyshuar tjetër u arrestua në Spanjë dhe në bastisjet belge policia konfiskoi drogë, armë dhe mallra luksoze.

Autoritetet spanjolle njoftuan të premten se kishin hipur në një anije me vela që mbante 2.5 tonë kokainë në arkipelagun Azores të Portugalisë, duke arrestuar dy persona në bord dhe tre të tjerë në rajonin rreth Malaga në Spanjën jugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *