Autoritetet shëndetësore në Britani marrin vendimin, ofrohen falas për të gjithë qytetarët testet e shpejta COVID, synohet të lehtësohen masat e vendosura

Duke nisur nga e premtja, autoritetet në Britaninë e Madhe, do të ofrojnë 2 teste të shpejta në javë për të gjithë qytetarët e vendit.

BBC shkruan, se bëhet fjalë për tamponë që nxjerrin rezultatin brenda 30 minutave dhe shpërndahen nga të gjitha farmacitë e vendit pa pagesë.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, të shumta kanë qenë reagimet nga qytetarët, të cilët e cilësojnë si investim të panevojshëm bërjen e kësaj testi, sipas tyre, jo plotësisht të saktë.

Por nga krahu tjetër, autoritetet shëndetësore, shpresojnë që përmes këtij vendimi, të ndihmojnë në përshpejtimin e hapjes së vendit. Ka zëra, se pas 12 prillit, qeveria angleze do të shqyrtojë probabilitetin e rihapjes, duke filluar me hapjen e ambienteve të jashtme të restoranteve e bareve.

Kryeministri Boris Johnson, ka propozuar formatin e pasaportës COVID, në të cilën do të shënohet nëse personi është i vaksinuar ose jo, edhe për të vërtetuar nëse ka ndodhur imunizim në rrugë natyrale, apo për personat që kanë fituar antitrupa nga beteja e fituar me virusin pak më herët. Por kjo kërkesë është refuzuar nga opozita britanike, shkruan BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *