Autoritetet shëndetësore në New Jork marrin vendimin, nga e marta do të vaksinohen edhe personat mbi 30-vjeç

Duke nisur nga dita e nesërme, të gjithë banorët e Nju Jorkut, mbi moshën 30 vjeç do të lejohen të vaksinohen.

Pra do të ulet kufiri i moshës së të vaksinuarve, që aktualisht është për personat mbi 50 vjeç. Autoritetet kanë njoftuar se nga e marta e 6 prillit, vaksinat do të injektohen tek personat mbi 16-vjeç.

“Sot ne bëjmë një hap monumental përpara në luftën për të mposhtur COVID-19″, ka thënë guvernatori Andrew Cuomo gjatë një konference shtypi të hënën.

“Ne mund ta shohim dritën në fund të tunelit, por derisa të shkojmë atje është më e rëndësishme se kurrë që secili t’i respektojë masat”, shtoi më tej.

Sipas të dhënave, vetëm brenda kësaj të hëne, janë vaksinuar plot 9 milionë qytetarë në të gjithë territorin amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *