Autoritetet shëndetësore në Norvegji nuk janë të bindura, pezullojnë për tre javë vaksinat AstraZeneca

Norvegjia ka shtyrë edhe me tre javë, përdorimin e vaksinës AstraZeneca në popullatë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik. Sipas mediave të huaja, autoritetet më 11 mars pezulluan përdorimin e vaksinës pasi një numër i vogël njerëzish, pas bërjes së saj, iu shkaktua mpiksje të gjakut.

“Ne kemi vendosur ta vazhdojmë pauzën dhe të marrim një vendim të ri, deri më 15 prill”, u shpreh shefja e Institutit të Shëndetit Publik në Norvegji, Camilla Stoltenberg.

Norvegjia është një prej vendeve evropiane që pezulloi përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve të sigurisë, megjithëse shumica e vendeve e kanë rifilluar përdorimin me nxitjen e Agjencisë Evropiane të Barnave.

Vendi nordik ka regjistruar 90 mijë raste të COVID-19 dhe 656 të vdekur, që prej fillimit të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com