Autoritetet thirrje banorëve: Qëndroni në shtëpi

21:00 22/08/2021

Uragani kërcënon brigjet verilindore të SHBA

Uragani i quajtur Henri po zhvendoset drejt brigjeve verilindore të SHBA-së duke kërcënuar se do të godasë rajonin me erëra të forta, stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, uragani Henri ishte pozicionuar 215 km në jug-juglindje të Montauk Point në Long Island në shtetin e Nju Jorkut.

Më shumë se 42 milionë njerëz në rajon janë paralajmëruar për uraganin, i cili mund të prodhojë valë stuhie dhe gjithashtu pritet të shkaktojë dallgë që rrezikojnë të sjellin përmbytje të mëdha.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën para stuhisë dhe u bëri thirrje të gjithë banorëve të qëndrojnë brenda dhe të jenë të kujdesshëm. Ai u bëri thirrje qytetarëve të përdorin transportin publik nëse kanë nevojë të udhëtojnë.

Banorët janë paralajmëruar që të jenë të përgatitur për ndërprerje të energjisë e cila mund të zgjasë pesë deri në 10 ditë. Nga autoritetet, është thënë se kjo situatë duhet marrë shumë seriozisht, për të parandaluar çdo fatkeqësi të mundshme. Ngjarja ka anuluar disa evente muzikore, ku pritej të grumbulloheshin mijëra qytetarë të New York-ut.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *