Autoritetet ultimatum nënës së Navalnit: Varrim të fshehtë ose nuk do marrë trupin

autoritetet ultimatum nenes se navalnit varrim te fshehte ose nuk do marre trupin

[embedded content][embedded content]

16:50 24/02/2024

Ludmilla Navalnaja, nëna e liderit të opozitës anti-Putin, Aleksei Navalni që ndërroi jetë në rrethana të paqarta në burg më 16 Shkurt, thotë se autoritetet ruse i kanë vënë një ultimatum për trupin e të birit.

Deri mesnatën e kësaj të shtune, asaj i është ofruar ose të pranojë të jetë e pranishme në një ceremoni të fshehtë për varrimin e të birit ku të mbajë sekret detajet, ose përcjellja e tij për në banesën e fundit do të kryhet nga autoritetet e burgut arktik ku Navalni vuante dënimin.

Në marrëveshjen që i është kërkuar të firmosë, Ludmilla Navalnaja detyrohet të pranojë se i biri ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Julia Navalnaja dhe grupi i aktivistëve të drejtuar tashmë prej saj mbështesin pretendimet se Aleksei është helmuar me urdhër të Vladimir Putinit. Në këtë linjë janë edhe udhëheqësit Perëndimorë, ndërsa Moska i konsideron akuzat “histeri kolektive”.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts