Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë, si do të ndikojë ky vendim për qytetarët

autostrada tirane durres do te behet me pagese si do te ndikoje ky vendim per qytetaret

Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kjo nuk është hera e parë që flitet se ky segment do të bëhet pjesë e rrugëve me pagesë, por qeveria e ka pranuar këtë zyrtarisht në një dokument që mban datën 13 dhjetor 2023.

Për qytetarët e Durrësit vendosja e traut në këtë segment do të rriste kostot për të gjithë qytetarët.

Shoferët e linjave Durrës-Tiranë thone se ky segment në gjendjen ku ka shkuar nuk e përballon dot numrin e madh të automjeteve dhe domosdoshmëri duhet zgjerimi i rrugës, por pa u rikonstruktuar segmenti alternativ Plepa- Ndroq nuk mund te behet me pagese autostrada Tiranë-Durrës.

Shoferë të linjave ndërqytetëse shprehen  se kostoja e vendosjes së Trarit në Durrës dhe ne Tiranë do bjerë mbi qytetarët në çdo rast.

Autostrada Tiranë-Durrës është korridori kryesor ekonomik i vendit që lidh kryeqytetin me portin kryesor, Durrësin dhe nga veriu në jug. Rreth 40 për qind e popullsisë së vendit jeton në këtë segment. Përmirësimi i planifikuar i autostradës aktuale ndërmjet Tiranës dhe Durrësit do të përfshijnë një sistem pagese, ndaj duhet të ofrohet një rrugë alternative. Për këtë qëllim rruga që lidh dy qytetet përmes Ndroqit dhe Plepave duhet të zgjerohet” thuhet në dokumentin e ARRSH.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts