Avdullah Hoti: Për disa javë presim arritjen e vaksinave antiCOVID dhe do fillojmë vaksinimin masiv

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19, ka përgëzuar punën e këtij komiteti duke thënë se kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Hoti tha se presin që për disa javë të arrijnë edhe vaksinat dhe të fillojë procesi i vaksinimit të qytetarëve.
“Jemi në fazën finale të kësaj pandemie, për disa javë presim arritjen e vaksinave dhe do të fillojmë vaksinimin masiv. Informatat që mora dje nga ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKSHPK-së, janë shumë inkurajuese edhe për përgatitjet teknike”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë pati edhe disa fjalë për ata të cilët kanë kritikuar mos arritjen e vaksinave, duke thënë se nuk kanë dashur të hyjnë në lojëra.

“Jemi kritiku edhe për vaksinën por kemi bërë të gjitha përgatitjet që vaksinën ta sjellim sipas standardeve të BE-së e jo të hyjmë në lojëra. Ata që kritikojnë pa nevojë nuk e tregojnë të vërtetën se ka kanë ardhur vaksinat në vendet e regjionit të cilat janë me origjinë të dyshimtë”, tha Hoti, shkruan Telegrafi.

Hoti shtoi se beson që do t’ia dalim mbanë dhe se do ti kthehemi normalitetit. Kryeministri tutje shtoi se janë rritur edhe kapacitetet testuese, ku tha se brenda ditës testohen mbi 3 mijë veta. Hoti më tej theksoi se jo gjithmonë kemi arritur t’i zbatojmë në përpikëri të gjitha protokollet që janë të cekura në manualin për mbrojtjen kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *