Aventura e re në kampionatin austriak, Morata “bekon” Vrionin/ Shikoni çfarë i shkruan sulmuesi i Spanjës futbollistit shqiptar








Xhakomo Vrioni nisi një aventurë të re në karrierën e tij, teksa ditën e sotme u huazua te skuadra austriake e Zvarovski Tirol. Sulmuesi i Kombëtares, në pronësi të Juventusit, do të kërkojë të rikthehet më i fortë, pas dëmtimit, që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta.

Vrioni2

Ditën e sotme, Vrioni, u prezantua te skuadra e re që militon në elitën e futbollit austriak, ndërkohë që 22-vjeçari, mori “bekimin” edhe të Alvaro Moratës, i cili i uroi fat futbollistit shqiptar, nëpërmjet një komenti në faqen e “Instagramit” të Vrionit.

“Paç fat vëlla! Të uroj më të mira gjithmonë”, ishte komenti i Moratës.

Komenti Vrioni Morata

Vlen të theksohet se Morata aktualisht është pjesë e kombëtares së Spanjës, që ditën e martë do të përballet me Italinë, në gjysmëfinalen e Euro 2020-ës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *