Avionët e Izraelit godasin zyrën e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit në Gaza

Selia e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit (QRCS) në Gaza është goditur nga avionët luftarakë të Izraelit.

Në rrjetet sociale, QRCS njoftoi se shoqata u dëmtua rëndë këtë pasdite për shkak të bombardimit të një ndërtese tregtare ku është e vendosur në qytetin e Gazës.

Sipas QRCS-së, sulmi vrau dy palestinezë, përfshirë një fëmijë, si dhe plagosi dhjetë të tjerë.

“Shënjestrimi i objekteve civile është një shkelje e qartë e ligjit humanitar”, theksoi grupi i ndihmës humanitare.

QRCS po ashtu tha se do të vazhdojë të “sigurojë ndihmë për njerëzit e prekur në Rripin e Gazës në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze”.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga java e kaluar, të paktën 212 palestinezë janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 35 gra. Mbi 1.300 persona po ashtu janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose janë dëmtuar në sulmet izraelite.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë nga raketat palestineze të lëshuara nga Rripi i Gazës në Izrael.

Tensionet e fundit që filluan gjatë muajit të Ramazanit në Kudsin Lindor u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *