Avionët izraelitë bombardojnë një zyrë turke të bamirësisë në Gaza

Avionët luftarakë të Izraelit goditën sot disa pika në Rripin e Gazës, duke përfshirë një ndërtesë banimi dhe dy banka.

Al-Walid, një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin perëndimor të Gazës, u rrafshua me tokën. Brenda ndërtesës kishte apartamente banimi dhe dyqane tregtare, përveç zyrës së një grupi turk të ndihmave, Yardimeli.

Hani al-Agha, drejtori i Yardimeli në Gaza, tha se ata kanë humbur të gjitha të dhënat dhe informacionet në lidhje me punën e tyre.

Ai theksoi se ndërtesa u shënjestrua për herë të parë në maj të vitit 2019.

Qytetari palestinez Fahed al-Ghalayeni i cili jeton në ndërtesën e shkatërruar tha se banorët nuk ishin në gjendje të merrnin diçka nga gjërat e tyre.

Ndërkohë, aeroplanët luftarakë të Izraelit goditën dy banka, të drejtuara nga grupi Hamas, në qytetin Rafah, Gaza jugore.

Sulmet në Rafah synuan gjithashtu një pozitë ushtarake të krahut të armatosur të Hamas-it pranë kufirit Palestinë-Egjipt.

Bombardimet izraelite në Gaza kanë vrarë 69 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe shtatë gra. Të paktën 388 të tjerë janë plagosur, theksuan zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *