Avionët rusë ndërpresin konferencën në Lituani

21:40 09/07/2021

Presidenti lituanez dhe Kryeministri spanjoll u larguan nga vendi pas incidentit

Një konferencë shtypi mes Presidentit lituanez Gitanas Nauseda dhe Kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez në një bazë ajrore të NATO-s në Lituani u ndërpre kur avionët luftarakë spanjollë  u përpoqën të kapnin dy avionë rusë.

Të dy udhëheqësit ndodheshin në bazën ajrore Siauliai në Lituaninë veriore. Konferenca e shtypit u ndërpre në momentin kur pilotët vrapuan të futen në avionin që ishte gati për nisje. Disa avionë spanjollë, që ndodhen në Lituani në kuadër të një misioni të NATO-s për kontrollin e hapësirës ajrore baltike, u ngritën në ajër pas të dhënave se avioni luftarak ishte nisur nga rajoni rus i Kaliningradit.

Një zëdhënës i presidencës lituaneze deklaroi se Kryeministri Sanchez dhe Presidenti Nauseda nuk kishin qenë në rrezik. Shtatë avionë luftarakë spanjollë janë vendosur në bazën Siauliai që prej 30 Prillit, për kontrollin e hapësirës ajrore baltike, bashkë me 4 avionë italianë të llojit “F-35”, që ndodhen në bazën ajrore estoneze Amari.

Në një deklaratë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se dy avionët Su-24 po fluturonin një mision të rregullt. Deklarata pretendonte se fluturimi ishte kryer në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare të përdorimit të hapësirës ajrore dhe pa shkelje të kufijve të ndonjë vendi. Sanchez ndodhet në një tur tre ditor në Lituani , ndërsa është takuar më parë me zyrtarë në Estoni dhe Letoni.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *