Avioni i fundit la Kabulin një minutë para mesnatës

08:44 31/08/2021

Merr fund lufta 20 vjeçare në Afganistan

Luftë që filloi kundër talebanëve 20 vjet më parë përfundoi më 30 Gusht 2021 një minutë para mesnatës sipas orës vendore të Kabulit dhe tërheqjen përfundimtare të amerikanëve. Paradoksalisht lufta përfundoi duke me bashkëpunuar me talebanët, armiqtë kryesore në 20 vjet, që sipas Pentagonit dhanë ndihmë të jashtëzakonshme për të siguruar aeroportin e Kabulit gjatë evakuimit.

Mijëra trupa kaluan dy javë të tmerrshme, duke siguruar një transport ajror të përshpejtuar dhe të rrezikshëm të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëve dhe të tjerëve që donin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë.

Pentagoni konfirmoi largimin e avionit të fundit nga Kabuli dhe fundin e operacionit të evakuimit. Sipas gjeneralit Frank McKenzie, i cili mbikëqyri evakuimin e rreth 123 mijë civilëve.

Të shtëna të shumta me armë zjarri u dëgjuan në mbarë Kabulin pas largimit të avionit të fundit amerikan, ndërsa forcat pro-talebane festuan fundin e luftës.

Gjeneral McKenzie tha se kostoja e luftës ka qenë e lartë, 2,400 ushtarakë amerikanë kanë humbur jetën që nga viti 2001.

“Tërheqja sonte shënon si evakuimin e të gjithë personelit ushtarak amerikan ashtu edhe fundit e luftës 20-vjeçare që filloi në Afganistan pak pas sulmeve të 11 shtatorit 2001,” tha gjeneral McKenzie.

Misioni ushtarak i evakuimit zgjati 18 ditë me një mesatare prej 19 mijë shtetasish të evakuuar në 24 orë.

Gjithashtu zëdhënësi i talebanëve Qari Yusuf konfirmoi largimin e ushtarit të fundit amerikan dhe se vendi rifitoi pavarësinë e plotë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *