“Avioni privat i Ramës”/ Basha publikon shifrat: Shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër në Europë. Vetting, që politikanët të punojnë për familjet shqiptare, jo për oligarkët









44cb9c44-f1e0-478b-b3ca-9d8f9d345770

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron taksat e qytetarëve me fluturimet e tij me avion privat.

Në një postim në Twitter, Basha e vendos theksin dhe rëndësinë që ka domosdoshmëria e vetingut të politikanëve.

“Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.

POSTIMI I PLOTE I BASHES:

Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International.

Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët.

rama basha

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.