Avioni rrëzohet në autostradë në Malajzi, të paktën 10 të vdekur

21:52 17/08/2023

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një avion humbi kontrollin dhe u përplas në një autostradë në Malajzi.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Kuala Lumpur. Avioni kishte 8 persona në bord, 6 pasagjerë dhe 2 persona të ekuipazhit të fluturimit.

Gjatë rënies në autostradë, avioni u përplas me një makinë dhe një motorçikletë ku humbën jetën të dy drejtuesit e mjeteve.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts