Avioni rrëzohet në ujë, piloti bën mrekullinë

22:59 04/09/2021

Një aksident ajror ka ndodhur në Bournemouth të Anglisë kur një avion i vogël u rrëzua në ujë. Ngjarja ndodhi gjatë Festivalit Ajror, një traditë vjetore në këtë qytet.

Avioni po kryente akrobaci në ajër, kur më pas u rrëzua në ujë. Kamerat amatore të qytetarëve filmuan këtë incident.

Një grua, e cila ishte e lidhur në avion duke bërë akrobaci, dhe piloti dëgjohen teksa bërtasin për ndihmë ndërsa aeroplani fundoset me shpejtësi.

Të dy u nxorrën në kohë nga uji dhe u dërguan në spital me dëmtime. Për fat të mirë, nga ky aksident nuk pati viktima.

Të gjitha fluturimet në zonë u ndaluan përkohësisht pas këtij incidenti.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por nga ana tjetër piloti ka bërë mrekullinë me manovrat e tij duke shmangur përplasjen me anijet dhe varkat që ndodheshin aty pranë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *