Avioni thuajse përmbyset nga era e fortë në aeroportin e Londrës

avioni thuajse permbyset nga era e forte ne aeroportin e londres
avioni thuajse permbyset nga era e forte ne aeroportin e londres

16:58 01/02/2022

Mësohet se piloti dhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore

Ky është momenti i tmerrshëm kur një avion i kompanisë “British Airways” përpiqet të ulet në  aeroportin e Heathrow në Londër. Avioni u ndesh me erëra të forta të cilat mund të ishin bërë shkak i një aksidenti fatal.

Pamjet tronditëse tregojnë se avioni pothuajse rrezikohej të rrotullohej, gjë që detyroi pilotin të ngrihej përsëri në ajër. “Pilotët tanë janë shumë të trajnuar për të menaxhuar një sërë skenarësh, duke përfshirë kushtet ekstreme të motit dhe ekuipazhi ynë i fluturimit e uli avionin në mënyrë të sigurt“, tha një zëdhënës i kompanisë.

Stuhia e quajtur Corrie ka goditur Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar dy viktima dhe duke detyruar autoritet të mbyllin shkollat në vend.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts