Avioni ulet gabimisht në aeroportin e pahapur ende

11:27 12/04/2021

Një avion etiopian u ul gabimisht në një aeroport të pahapur, ende në ndërtim në Zambia.

Fluturimi, që transportonte mallra nga Addis Ababa, Etiopi dhe me destinacion Ndola-n, në Aeroportin Simon Mwansa Kapwepwe, u ul të dielën në aeroportin e ri ndërkombëtar Copperbelt të Zambisë, që nuk është inauguruar ende.

Ndonëse në kushte të tilla, fluturimi ET 3891 u ul pa problem në aeroportin e ri, i cili ndodhet rreth 21 kilometra me makinë nga aeroporti ku parashikohej të ulej.

Ministri i Transportit Misheck Lungu duke folur për agjencinë franceze të lajmeve, AFP, tha se piloti ishte ulur gabimisht.

“GjatĂ« kohĂ« qĂ« po bĂ«hej gati pĂ«r ulje, piloti po komunikonte me radarin dhe ata i thanĂ« qĂ« nuk po tĂ« shohim. KĂ«shtu qĂ« ai u detyrua tĂ« pĂ«rdorte shikimin duke qenĂ« se nuk kishte kontroll dhe pĂ«rfundoi nĂ« aeroportin nĂ«n ndĂ«rtim”, tha ai./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *