Avokat Ngjela analizon marrëdhënien Rama-Erdogan: Kam informacione se mund të ketë influencë Uashingtoni, presidenti turk nuk është hajvan!








Avokat Spartak Ngjela ka analizuar marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdoganit, pas vizitës së presidentit turk në Shqipëri.

rama erdogan 1

Duke folur në emisionin “Pikat mbi I” në “News 24” Ngjela tha se ka ndryshuar mendim mbi marrëdhënien Rama-Erdogan, duke u shprehur se ka informacione se mund të ketë influencë të Uashingtonit në këtë raport.

Politika është interes. Ishte dëm i madh tërmeti. Ku kishte ky para për të rindërtuar. E neutralizon atë revoltën që vjen nga fatkeqësia natyrore.  Tani ai nuk është aq hajvan sa të mos dijë që Kastriotizmi është doktrinë e formimit të shtetit. Ok ka shkuar Vuçiç por mund të ketë një lidhje. Edhe Rama ka marrëdhënie të mira me Vuçiç dhe mund të ketë ndërhyrë që të zbusë marrëdhëniet Serbi-Turqi. Porta e Lartë dhe Serbia kanë qenë kundër ekzistencës së shqiptarizmit sepse nuk kanë lejuar gjuhën shqipe. Në këtë marrëdhënie të re, me këtë shtim të kurbës së miqësisë me Erdoganin unë e kam goditur Ramën deri para 20 ditësh, që nuk para është pro politikës amerikane. Tani më rezulton e kundërta, sepse kam informacion. Kam vënë re se ka pranuar gjithçka të tyre, dha edhe bazat. Edhe marrëdhënien me Erdoganin nuk është çudi që ta ketë nën influencën e Uashingtonit. Miqësia shqiptaro-turko ekziston objektivisht, do apo nuk do politika. Çiller e shpëtoi Shqipërinë në 97-ën sepse ka pasur ndërhyrje greke. Merrni pyeteni Saliun, i ka thënë Demireli: Pse ti je presidenti i shqiptarëve, ti ke 3 milionë shqiptarë, unë kam 16 milionë shqiptarë”, tha Ngjela.

Avokat Ngjela i sugjeroi Ramës që t’i kërkojë Erdoganit hapjen e shkollave shqiptare në Turqi.

Çdo miqësi dallohet kur ti je në vështirësi, dhe ai në vështirësi dha 42 mln euro. Kur ka ardhur në fillim donte të ishte si zëdhënës i Perandorisë Osmane, por Turqia nuk ka lidhje me Perandorinë Osmane. Në fillim të viteve 90 kryeministrja e tyre na ka thënë që Islamizmi juaj ka ardhur nga Turqia. Mirëpo këtu po dërgojnë nëpër shkolla fundamentaliste.  Ishte një shtet i vogël Perandoria Osmane, pashallarët tanë e kanë ngritur dhe sollën gjithë arin këtu që e shpërndoruan këta. Janë rreth 16 kryeministra shqiptarë, vezira në P. Osmane. Ky vjen me tendenca Osmane, tani sikur ka hequr dorë“, tha Ngjela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.